Edhe Kurti bënë thirrje për armëpushim në Gaza

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 09:42
Edhe Kurti bënë thirrje për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është bashkuar liderëve botërorë në thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se vdekjet dhe vuajtjet e civilëve që nga sulmi i Hamasit, janë thirrje urgjente për veprim të shpejtë.

“U bashkohem Nënpresidentes Kamala Harris dhe dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)