Xhelal Sveçla: Nga 1 janari, rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 11:40
Xhelal Sveçla: Nga 1 janari, rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se që nga 01.01.2024 në total janë diku rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu tha ministri gjatë përurimit të objektit të ri të Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve që funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Pjesëmarrës tjerë në inaugurim ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe u.d. i drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj.

(Kosova Sot Online)