Arifi në Prekaz: Familja Jashari na dha mësim

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 13:20
Arifi në Prekaz: Familja Jashari na dha mësim

Me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi la bërë homazhe në kompleksin memorial të Adem Jasharit në Prekaz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arifi sa herë që viziton kompleksin ndjenë gëzim, krenari, por edhe mall për Jasharët që dhanë jetën e tyre për një liri dhe për të larguar pushtuesin.

“Erdha në këtë vend të shenjët sepse çdoherë që vi këtu është një vend i cili çdoherë krijon të njëjtën ndjenjë, gëzim, krenari por edhe pak mall për këta njerëz që kanë vërë veprën më të madhe që mund të bëjë dikush, të jep jetën e tyre dhe familjes, për një liri dhe idenë i lirisë dhe me largu pushtuesin me të cilin ne në Preshevë jemi ende duke jetuar çdo ditë e më shumë. Shyqyr Zoti, që i kemi pasur me na dhënë një mësim të cilin nuk e harrojmë kurrë,” thotë Arifi.

(Kosova Sot Online)