Një person dënohet me mbi 3 vjet burgim, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 17:19
Një person dënohet me mbi 3 vjet burgim, kjo është arsyeja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.V për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e gjashtë muaj. Atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 21 shkurt 2023.

“Obligohet i akuzuari që të paguajë shumën prej njëqind €uro (100 €) në emër të shpenzimeve procedurale dhe shumën prej njëqind €uro (100€) në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm.”

“I akuzuari B.V në peridhën kohore disa mujore e deri në datën e arrestimit të tij me datë 21.02.2023, kishte bërë plane dhe ishte përgaditur për ndërmarrjën e sulmeve terroriste në Kosovë, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT dhe në pikën kufitare Merdarë me materie të rrezikshme dhe vdjekje prurëse për jetën e njerëzve në kombinim me Nitrat de Calcium, e të cilat në detaje ai i kishte shpalosur gjatë komunikimit të zhvilluar përmes aplikacionit Threema, nga profili ”Proxyal”, me një person me emrin “Al Muhaxheri – ( i huaj)” nga i cili kishte kërkuar udhëzime për krijimin e bombave artizanale apo materie eksplozive, për realizimin e planit të tij, e që me rastin e udhëtimit nga Arabia Saudite përmes Aeroportit të Shkupit për në Kosovë, me rastin e ndalimit dhe kontrollit në pikën kufiatare Hani i Elezit, i njëjti ishte arrestuar nga Policia e Kosovës DKT në Prishtinë.”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)