Aksident trafiku mes dy automjeteve, tre persona të lënduar

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 19:08
Aksident trafiku mes dy automjeteve, tre persona të lënduar

Raportohet se një aksident trafiku mes dy automjeteve i ndodhur në fshatin Stapanicë të Klinës ka bërë që të kërkojnë ndihmë mjekësore tre persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se të lënduarit pasi janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë liruar për në shtëpi.

“Rreth orës 17:45 ka ndodhë një aksident mes dy automjeteve, tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët më pas janë dërguar në QMF dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.


(Kosova Sot Online)