Ankohet Moska: Ambasadorët perëndimorë po ndërhyjnë në çështjet e Rusisë

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 20:37
Ankohet Moska: Ambasadorët perëndimorë po ndërhyjnë në çështjet e Rusisë

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi ambasadorët perëndimorë në Moskë po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Rusisë dhe tha se sjellja e tyre ka ngritur pikëpyetje lidhur me qëllimin e të dërguarve të tillë. Lufta në Ukrainë ka nxitur krizën më të rëndë në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave dhe presidenti Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin se rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse trupat perëndimore dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Rusia është e tronditur nga ajo që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 4 mars se ishte refuzim nga ambasadorët e Bashkimit Evropian që të takohen me të për të biseduar para zgjedhjeve presidenciale ruse që mbahen nga 15 deri më 17 mars.

(Kosova Sot Online)