Xhevahire Izmaku: Fotografitë që ia bëra secilës kufomë të anëtarëve të familjes Jashari, përfunduan në kampin e KFOR-it francez

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 08:14
Xhevahire Izmaku: Fotografitë që ia bëra secilës kufomë të anëtarëve të familjes Jashari, përfunduan në kampin e KFOR-it francez

Ish-deputetja dhe anëtarja e Lobit Rajonal, Xhevahire Izmaku, teksa ka folur mbi historinë e rënies së familjes Jashari, ka njoftuar se në atë kohë si një gazetare kishte fotografuar kufomat e anëtarëve të familjes Jashari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Izmaku tha se këto fotografi kanë përfunduar në kampin e KFOR-it francez

“Në vitin 1998 unë kam qenë pjesë e zyrës së Këshillit për Mbrojtje Lirive, dhe Të drejtave të Njeriut në komunën e Vushtrrisë. Në atë kohë isha gazetare… si pjesë e stafit kemi shkuar nga pjesa e Drenicës. Kemi shkuar në Prekaz, personalisht i kam parë kufomat e anëtarëve të familjes Jashari, i kam fotografuar secilin me radhë dhe ato fotografi kanë qenë në filmat e zi klasik që i kemi pasur në atë kohë”.

“Mosha ime ishte 26 vjeçe në atë kohë. Pas luftës pas 25 viteve, duke i kontrolluar testet si profesore e shoh një tekst shkrim akademik një tekst shumë të bukur të shkruar, e kam parë një emër Shaban Jashari, ishte trashëgimtari i Shaban Jasharit. E dija historinë por jo rëndësinë e ditës së sotme. Ato fotografi kanë përfunduar në kampin e KFOR-it francez”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)