Ra aksidentalisht në lumin Morava, aktivistët e peshkimit: Një njeri i vdekur kaloi përreth nesh gjatë peshkimit

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 08:31
Ra aksidentalisht në lumin Morava, aktivistët e peshkimit: Një njeri i vdekur kaloi përreth nesh gjatë peshkimit

Një person ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga momenti kur trupi i pajetë i viktimës është gjetur në lumin Morava.

Aktivistët e peshkimit kanë njoftuar se pasi kanë dëgjuar një zë dhe trupin e të moshuarit në ujë, janë obliguar të futen në territorin e Serbisë që ta nxjerrin nga uji.

“Një njeri i vdekur kalon per rreth neve gjatë peshkimit ne formë thesi i zi duke mos lëvizur dhe duke mos e ditur se qfarë është, por pasi dëgjoj një zë o kuku baba breh, atëherë fillojmë ta nderpresim peshkimin dhe fillojmë të vrapojmë bashkë me Policinë e Kosovës pas tij, dhe hyjmë deri teritor #SERRBISË ku qëllon ne atë pjesë një shqiptar dhe hyn në ujë e nxjerr trupin e tijë për te cilin na thanë se ishte i pa jetë 05/03/2024 Lumi Morava”.

(Kosova Sot Online)