Pejë: Nën kërcënimin e thikës një burri i grabitet motoçikleta dhe celulari

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 09:54
Pejë: Nën kërcënimin e thikës një burri i grabitet motoçikleta dhe celulari

Nën kërcënimin e thikës, një burri në Pejë i është grabitur dje motoçikleta dhe telefoni, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari sipas policisë është larguar në drejtim të panjohur.

Motoçikleta është gjetur nga patrulla policore dhe është sekuestruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është në hetime.

“Pejë 05.03.2024 – 20:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e thikës ja ka marrë një motoçikletë dhe një telefon celular dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Motoçikleta është gjetur nga patrulla policore dhe është sekuestruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)