Një personi në Viti i gjendet armatim në shtëpi

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 10:37
Një personi në Viti i gjendet armatim në shtëpi

Një personi në Viti i është gjetur armatim në shtëpi gjatë një kontrolli nga policia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 28 fishekë, një armë automatike me 242 fishekë dhe një pushkë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Skifteraj, Viti 05.03.2024 – 13:55. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 28 fishekë, një armë automatike me 242 fishekë dhe një pushkë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)