Osmani: Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 11:35
Osmani: Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, tha se kryekomandanti, Adem Jashari dhe gjithë familja e tij personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Osmani tha se epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tone.

“Sot jemi këtu së bashku që sërish në emër të popullit të shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe përkujtimin tonë të përjetshëm për kryekomandantin, Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari të cilët personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia jonë, epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë, epope që simbolizon lirinë që e gëzojmë sot”, ka deklaruar Osmani.

(Kosova Sot Online)