Rifat Jashari në kullën e Prekazit pret krerët e shtetit

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 11:44
Rifat Jashari  në kullën e Prekazit pret krerët e shtetit

Rifat Jashari në kullën e Prekazit ka pritur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, me ta ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Para vizitës në kullën e Jasharëve, krerët e shtetit me ministra, kanë bërë homazhe në Prekaz për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

(Kosova Sot Online)