Prizren: I publikoi video një gruaje pa leje, arrestohet një person

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 13:28
Prizren: I publikoi video një gruaje pa leje, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Prizren pasi i njëjti i kishte publikuar video një gruaje pa lejen e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Haxhi Zeka, Prizren /09.02.2024. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte publikuar video të viktimës femër kosovare pa lejen e saj. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)