Ja kush thotë: Kosova ka mundësi që të pranohet në Këshillin e Evropës

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 14:11
Ja kush thotë: Kosova ka mundësi që të pranohet në Këshillin e Evropës

Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë, Kosova ka mundësi që të pranohet në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, sipas tij ka një problem.

Ai thotë se nëse Qeveria nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbesin të mbyllura.

“Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas përjashtimit të Rusisë, është mjaft e mundshme që të arrihet shumica e nevojshme për pranimin e Kosovës. Por ka një problem: nëse qeveria e Kosovës nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbeten të mbyllura. Kjo është për të ardhur keq, pasi zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje do të ishte e mundur. Shpejt dhe pa kosto të mëdha politike. Madje me përfitim, pasi respektimi i sundimit të ligjit është vetërespekt në çdo demokraci”, ka shkruar Martens në “X”.

(Kosova Sot Online)