Vitia: Jasharajt, altar i madh i guximit, ata ranë të gjithë pa asnjë pikë pezmi, pa mëdyshje

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 14:38
Vitia: Jasharajt, altar i madh i guximit, ata ranë të gjithë pa asnjë pikë pezmi, pa mëdyshje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe në Prekaz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia tha se këto tre data të marsit, na e kthjellojnë mendimin mbi çka jemi e çka kemi në rrënjë të lirisë sonë.

“Ata ranë të gjithë pa asnjë pikë pezmi, pa mëdyshje, pa u sprapsur, pa u dorëzuar.”, ka shkruar ai.

“Jasharajt, altar i madh i guximit.”, shtoi ai.

“Nderim përjetësisht veprës së Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij!”, u shpreh Vitia.

“Lavdi Dëshmorëve të rënë për lirinë!”, përfundoi ministri Vitia.

(Kosova Sot Online)