Haradinaj takohet me ambasadorit belg në Kosovë, i kërkon vazhdimin e përkrahjes për anëtarësim në NATO dhe BE

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 15:35
Haradinaj takohet me ambasadorit belg në Kosovë, i kërkon vazhdimin e përkrahjes për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.”

Haradinaj njoftoi se me ambasadorin belg kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe se ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Në takimin që pata me z. Gregoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike në vend. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s.”

(Kosova Sot Online)