Humbi kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi dhe dy pasagjerët

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 15:48
Humbi kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi dhe dy pasagjerët

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, ku një person dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)