Gjykata vendos një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm sek*sual

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 16:09
Gjykata vendos një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm sek*sual

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim një dyshuarit R.Th për veprën penale “Sulm seksual”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas vlerësimit të provave dhe fakteve të çështjes të dorëzuar nga Prokuroria ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.TH dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, 1.2, pikat: 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.”

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)