Hargreaves takon Kurtin: Mbretëria e Bashkuar aleat i Kosovës

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 17:45
Hargreaves takon Kurtin: Mbretëria e Bashkuar aleat i Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është pritur nga kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar ka qenë aleat i Kosovës në kohë të mira e të këqija.

“Në kohë të mira e të këqija, Britania ka qenë aleat i Kosovës dhe do të ketë gjithmonë në zemër interesin e saj më të mirë. Ishte kënaqësi që pata takimin njohës me kryeministrin Kurti dhe që diskutova bashkëpunimin e gjerë mes Britanisë dhe Kosovës dhe si ta thellojmë”, ka shkruar ambasadori.

Hargreaves ka thënë se shpreson që Kurti ka kaluar mirë në Irlandën Veriore.

(Kosova Sot Online)