Aksident në këtë vend të Kosovës, vetura bie nga 10 metra lartësi

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 19:00
Aksident në këtë vend të Kosovës, vetura bie nga 10 metra lartësi

Raportohet se një aksident me vdekje ka ndodhur sot në rrugën Prizren –Reçan, ku shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë nga 10 metra lartësi, për pasojë ai ka vdekur, ndërsa gruaja e tij ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore. Sipas policisë, viktima është rreth 70-vjeç nga komuna e Prizrenit, ndërsa gruaja 67-vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, dha detaje lidhur me rastin...

“Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra. Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.


(Kosova Sot Online)