Miratohen katër rregullore zgjedhore nga KQZ

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 19:32
Miratohen katër rregullore zgjedhore nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar katër rregullore zgjedhore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

KQZ-ja sot miratoi rregulloren e parë, atë zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.

Po ashtu, me shumicë votash u miratua edhe rregullorja e dytë, ajo për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje.

Në vazhdim, KQZ-ja miratoi edhe rregulloren për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votueseve dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

(Kosova Sot Online)