Biden mban fjalimin për gjendjen e vendit në një javë të rëndësishme politike

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 20:33
Biden mban fjalimin për gjendjen e vendit në një javë të rëndësishme politike

Në Shtetet e Bashkuara, kjo javë është ndër më të rëndësishmet e vitit në politikën presidenciale. Ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve paraprake po forcojnë pozitën e ish presidentit Donald Trump si kandidat kryesor të Partisë Republikane, Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin vjetor mbi gjendjen e vendit para Dhomës së Përfaqësuesve që, sipas analistëve, po pritet me vëmendje të veçantë.

Fjalimi i Presidentit Biden këtë vit do të jetë një mundësi për të shpalosur vizionin e tij gjithpërfshirës dhe përparësitë në agjendën e tij politike për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në nëntor.

Sipas analistit Kyle Kondik nga Qendra për Politikë në Universitetin e Virxhinias, “fjalimi mbi gjendjen e vendit është ngjarje shumë e rëndësishme.”

“Ai ndiqet më shumë nga ata që e mbështesin Presidentin sesa nga kundërshtarët e tij, por amerikanët e të gjitha pikëpamjeve e ndjekin fjalimin apo pasqyrimin e tij në media, prandaj zoti Biden do të përpiqet me këtë fjalim t’u përgjigjet shqetësimeve rreth moshës së tij,” thotë ai.

(Kosova Sot Online)