Vuçiq: Kryeministrja Bërnabiq nuk do të jetë më në këtë post

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 21:00
Vuçiq: Kryeministrja Bërnabiq nuk do të jetë më në këtë post

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministrja e deritashme e Serbisë Ana Bërnabiq nuk do të jetë më në këtë post, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, Bërnabiq do të jetë kryetare e re e Parlamentit të Serbisë.

 

Ai tha gjithashtu se mandatari për formimin e qeverisë së re do të caktohet brenda 7- 10 ditësh.

Duke folur për Ana Brnabiqin, Vuçiq theksoi se ajo është surpriza më e madhe në politikën serbe për të.

“Ana Brnabiq është surpriza ime më pozitive, ajo bëri më së shumti përparim, luftoi aq fort dhe guximshëm”, tha presidenti i Serbisë.

(Kosova Sot Online)