VV: Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 08:22
VV: Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Shqipëria tani është partneri kryesor i Kosovës në aspektin tregtar, përcjell “Kosova Sot Online”.

VV- ja ka thënë se Serbia vetëm në vitin 2023 ka pësuar rënie prej 50 përqind në tregun e Kosovës.

VV-ja përmendi edhe opozitën duke thënë se “donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet”.

“E mbani mend opozitën, i mbani mend ekspertët e tyre të ekonomisë, po edhe ata nëpër studio televizive se si çdo natë flisnin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovë.

Ata donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet.

Dhe ja ku jemi, për herë të parë dhe kaq shumë vjet pas luftës Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria e pas saj Maqedonia e Veriut.

Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt drejt pavarësimit ekonomik”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)