Prizren: Sekuestrohen mbi 3 mijë euro të falsifikuara në një bankë

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 09:39
Prizren: Sekuestrohen mbi 3 mijë euro të falsifikuara në një bankë

Përfaqësuesi i një banke në Prizren ka njoftuar se nga kompani të ndryshme kanë deponuar 3.045 euro false, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se parat janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm.

“Rr. Besim Shalla, Prizren 24.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar, përfaqësues i bankës ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar 3045€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)