Klinaku i quan spektakël të radhës bastisjet e Dhomave të Specializuara

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 11:09
Klinaku i quan spektakël të radhës bastisjet e Dhomave të Specializuara

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, i ka quajtur spektakël të radhës bastisjet të cilat kanë ndodhur sot nga Dhomat e Specializuara , përcjell “Kosova Sot Online”.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

(Kosova Sot Online)