Abdixhiku, mësimdhënësve: Me ne në pushtet do të rritet koeficienti në 135

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 11:24
Abdixhiku, mësimdhënësve: Me ne në pushtet do të rritet koeficienti në 135

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar mësimdhënësit për nder të Ditës së Mësuesit, 7 marsit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka premtuar rritje të koeficientit që nga viti i parë nëse vjen në qeverisje.

Sipas tij në vitin e parë, koeficienti do të jetë 125, ndërsa në vitin e fundit të mandatit, 135.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Mësuesit!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për nder të Ditës së Mësuesit, 7 marsit, uron dhe falënderon të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar, ndër breza.

Kjo ditë është e një rëndësie të veçantë, sepse kujtohet roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve, të cilët detyrën e tyre fisnike; edukimin e arsimimin, nuk e ndalën as në momentet më të rënda të vendit.

LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit.

Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar!

(Kosova Sot Online)