Deputeti Avni Dehari për Ditën e Mësuesit: Të na mobilizojë të gjithëve për të ardhme me rezultate më të mira

  • S.A /
  • 07 March 2024 - 12:37
Deputeti Avni Dehari për  Ditën e Mësuesit: Të na mobilizojë të gjithëve për të ardhme me rezultate më të mira

Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari shtroi disa kërkesa dhe mënyra se si Dita e Mësuesit të vjen në punë të ndërgjegjësimit në fushën e arsimit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai tha se kjo ditë duhet t’i mobilizojë të gjithë, si mësuesit ashtu edhe institucionet.

“Dita e Mësuesit duhet të na ndërgjegjësoje të krijojmë kushte më të mira për fëmijët dhe të rinjtë tanë që nga arsimi parashkollor e deri te arsimi pasuniversitar”, tha Dehari.

“Kjo festë duhet të na mobilizojë të gjithëve, në radhë të parë mësimdhënësit dhe institucionet shtetërore për t’i përgatitur nxënësit me njohuri bashkëkohore që në testimin e PISA-s në të ardhmen të shënojnë rezuktate më të mira në lexim, matematik e në shkencë”.

“Dita e Mësues duhet t’i mobilizojë institucionet shtetërore që fëmijëve të mërgimtarëve tanë kudo që janë nëpër botë, t’ua organizojnë mësimin në gjuhën tonë amtare”.

“Të kërkojmë nga institucionet shtetërore se si mjekët betohet në tekstin e Hipokratit, t’i obligojnë mësueset e mësuesit tanë kur të diplomojnë të betohen në tekstin e betimit të mësuesit”.

(Kosova Sot Online )