Kurti viziton shtëpinë ku lindi mësuesja e tij të parë: Urime të gjithë mësimdhënësve 7 Marsi

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 13:52
Kurti viziton shtëpinë ku lindi mësuesja e tij të parë: Urime të gjithë mësimdhënësve 7 Marsi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për nder të 7 Marsit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka vizituar famijen Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja e tij e parë Nafije Dobruna Deva.

“Në mëngjesin e sotëm isha për vizitë te familja Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja ime e parë Nafije Dobruna Deva. Evokuam kujtime të shumta e të paharrueshme me vajzën e mësueses, Afërditën, në këtë shtëpi të vjetër më shumë se dy shekuj, e ku tani banon kolegu im nga qeveria, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve”, u shpreh kështu Kurti në Facebook.

(Kosova Sot Online)