Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 14:19
Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e persnit që shihet në fotografi i cili kërkohet për një rast “vjedhje e rëndë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të personit të dyshuar.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)