BE kërkon që Projektligji për KPK-në të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 15:22
 BE kërkon që Projektligji për KPK-në të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Kuvendi i Kosovës sot me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili tha se presin që drafti të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit.

“U njoftova se Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)