Gërvalla e pyet avokaten në gjykatë: A është e zakonshme që gjyqtari t’i drejtohet palës me ‘ti’?

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 16:15
Gërvalla e pyet avokaten në gjykatë:  A është e zakonshme që gjyqtari t’i drejtohet palës me ‘ti’?

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur shqyrtimi fillestar në rastin ku Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, akuzohet për mosraportim të pasurisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas leximit të aktakuzës, Gërvalla u deklarua e pafajshme.

“Jam tërësisht e pafajshme”, tha Gërvalla.

Gjatë gjyqit, Gërvalla ka pasur një pyetje për avokaten e saj.

“A është e zakonshme që gjyqtari t’i drejtohet palës me ‘ti’ sikur t’ia ketë prerë kërthizën?”, dëgjohet Gërvalla duke e pyetur avokaten, e cila i thotë se varet nga gjyqtari.


(Kosova Sot Online)