Ekipi i KFOR-it në Bansjkë ekzaminon zollat e gjetura

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 17:31
Ekipi i KFOR-it në Bansjkë ekzaminon zollat e gjetura

Raportohet se një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese të KFOR-it ekzaminoi pesë ‘zolla’ të zbuluara në një depo në komunën e Banjskës nga Policia e Kosovës dhe i dërgoi ato në laboratorët e mjekësisë ligjore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë gjithë kohës, ekipi ka punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

“Batalioni i Manovrimit të Komandës Rajonale-Lindje po siguron më tej zonën për të parë nëse mund të gjenden depo të tjera të mundshme aty afër”, ka njoftuar sot KFOR përmes një komunikate për media.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”.

Pesë armë janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin.

(Kosova Sot Online)