Ja pse kompanisë 'Trepça' iu shqiptua gjoba prej 1 mijë euro

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 19:40
Ja pse kompanisë 'Trepça'  iu shqiptua gjoba prej 1 mijë euro

Inspektorati i Punës ia ka shqiptuar masën ndëshkimore prej një mijë euro kompanisë “Trepça” për mospagesën e 60 praktikantëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky është vendimi i dytë që i shqipton gjobë “Trepçës” pasi herën e parë më 2023 kur Inspektorati e kishte gjobitur “Trepçën”, kjo e fundit kishte ushtruar ankesë dhe ishte bërë edhe një riinspektim.

“Inspektorati i Punës si organ i shkallës së parë, anulon dhe rivendos vendimin 02V-50/23/1607 të datës 01.11.2023 dhe më 05.03.2024 nxjerrë këtë Vendim për shqiptimin e masës ndëshkimore”, thuhet në vendim.

Bazuar në nenin 4 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ankesa ndaj vendimit nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

(Kosova Sot Online)