Vuçiq: Serbia do të kryesojë Partneritetin Global për Inteligjencën Artificiale

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 19:50
Vuçiq: Serbia do të kryesojë Partneritetin Global për Inteligjencën Artificiale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi sot se Republika e Serbisë do të jetë kryetare e Partneritetit Global për Inteligjencën Artificiale (GPAI) për tre vitet e ardhshme, në vitin e parë dhe të tretë si ndihmës kryesues dhe në vitin e dytë si kryesues kryesor, duke thënë se ky është “lajm madhështor për Serbinë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është e vështirë të theksohet mjaftueshëm se sa e rëndësishme është kjo për vendin tonë për sa i përket pranisë në zhvillimin global të inteligjencës artificiale”, theksoi Vuçiqi, njoftoi Zyra e Presidentit për Medie.

GPAI është një nismë që synon të vendosë standarde dhe rregulla globale për zhvillimin e inteligjencës artificiale, si dhe të përshpejtojë zhvillimin e inteligjencës artificiale në nivel global, e themeluar në vitin 2020, me iniciativën e Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

(Kosova Sot Online)