Biden: Jam i nderuar të mirëpres Suedinë si aleatin e 32-të të NATO-s

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 22:45
Biden: Jam i nderuar të mirëpres Suedinë si aleatin e 32-të të NATO-s

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se sot ka nderin të mirëpres Suedinë si aleatin e 32-të të NATO-s, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në llogarinë e tij në platformën X, ai shprehet se 75 vjet më parë kur u krijua NATO, Presidenti Truman tha se Aleanca “do të krijonte një mburojë kundër agresionit dhe frikës nga agresioni”.

“Kjo mburojë – dhe siguria transatlantike – është më e fortë se kurrë”, shkroi Biden në postim, të cilit ia bashkëngjiti edhe një fotografi të shkrepur gjatë takimit me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, ku të dy shihen dukë buzëqeshur.

(Kosova Sot Online)