Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, raportohet për tre të lënduar

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 21:45
Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, raportohet për tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në në fshatin Gllaviqicë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës, por lëndimet e tyre nuk janë serioze.

“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)