Kurti: Mirëpresim ushtarët suedezë në Kosovë për mbrojtjen e kufirit tonë

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 22:00
Kurti: Mirëpresim ushtarët suedezë në Kosovë për mbrojtjen e kufirit tonë

Për anëtarësim në NATO, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Suedinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se tani Evropa është edhe më e sigurt.

Më tutje, Kurti tha se mezi presin që ushtarët suedezë të vijnë në Kosovë në kuadër të KFOR’it.

Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO’s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”,  ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)