Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Podujevë

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 09:32
Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Podujevë

Një grua është gjetur e vdekur dje në shtëpinë e saj në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është në hetime.

“HETIM I VDEKJES – Podujevë 07.03.2024 – 13:30. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)