Vdes një fëmijë që u aksidentua para rreth dy javësh në Klinë

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 10:17
Vdes një fëmijë që u aksidentua para rreth dy javësh në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK fëmiu që ishte aksidentuar para rreth dy javësh në fshatin Grabanicë të Klinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aksidenti kishte ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një automjet gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona.

Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman.

“Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”.

(Kosova Sot Online)