"Ka shqetësime brenda VV-së për raportet me ShBA-në"

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 10:38

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se ka deputetë brenda VV-së, që janë të shqetësuar për raportet me ShBA-në, përcjell “Kosova Sot Online”.

Korenica tha se nuk beson që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze.

“I marrim me shqetësim, i diskutojmë në takime me grupin parlamentar, por që pajtohem. Ka njerëz që janë të shqetësuar sa i përket situatave kur kemi këtë mospëlqyeshmëri të situatave të caktuara të cilat dalin publike nga SHBA. I trajtojmë me shqetësim që të mos cenohen raportet. Nuk besoj që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze”, tha ai.

(Kosova Sot Online)