Armend Mehaj kthehet si këshilltar i jashtëm i Kurtit – i angazhuar nga Grupi Ballkanik

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 11:37
Armend Mehaj kthehet si këshilltar i jashtëm i Kurtit – i angazhuar nga Grupi Ballkanik

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti në kuadër të Grupit Ballkanik për Politika, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar drejtori Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti.

“Po është këshilltar i jashtëm si shumë të tjerë që kemi nëpër institucione”, tha Rashiti.

Emërimi nga Grupi Ballkanin për Politika u bë me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes, shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”.

(Kosova Sot Online)