Marshi tradicional i 8 marsit – Turma niset nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, vazhdon drejt objektit të Qeverisë së Kosovës

  • S.A /
  • 08 March 2024 - 12:20
Marshi tradicional i 8 marsit – Turma niset nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, vazhdon drejt objektit të Qeverisë së Kosovës

Ka nisur marshi në Sheshin Zahir Pajaziti. Disa gra janë mbledhur aty për të marshuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky tubim është organizuar nga kolektivi organizon marshin “Marshojmë S`festojmë”.

Aktiviteti nisi në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbeu, tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave. Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë. Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

(Kosova Sot Online )