Ja kush thotë: Qeveria Kurti e ka humbur besimin tek aleatët

  • A.P /
  • 08 March 2024 - 17:47
Ja kush thotë: Qeveria Kurti e ka humbur besimin tek aleatët

Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj ka deklaruar se Qeveria Kurti e ka humbur besimin tek partnerët dhe se po shikohen thjeshte si institucion që kanë fituar votën dhe që duhet komunikuar patjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Qeveria jonë e ka humbur besimin tek partnerët dhe natyrisht që nuk shikohen më partnerë, siç jemi mësuar ta shohim, por shikohen më shumë si institucion që e kanë votën e qytetarit dhe komunikohet vetëm me atë çështje që patjetër duhet të komunikohet”, ka thënë ai.

Sa i përket dinarit, Canaj ka deklaruar se është vendim i drejt, megjithatë shton se do të duhej të merrej në koordinim me aleatët.

(Kosova Sot Online)