Davenport e ka mirëpritur vendimin e KQZ-së

  • A.P /
  • 08 March 2024 - 19:45
Davenport e ka mirëpritur vendimin e KQZ-së

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport e ka mirëpritur vendimin e KQZ-së  për verifikimin e nënshkrimeve të dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut dhe caktimin e 21 prillit si datë për votimet për largimin e kryetarëve shqiptarë në këto komuna, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ky është një vendim i mirëpritur, teksa shtoi se tash është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“ Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente”, tha ai.

(Kosova Sot Online)