Specialja ia konfiskon telefonin Sami Lushtakut

  • A.P /
  • 08 March 2024 - 22:48
Specialja ia konfiskon telefonin Sami Lushtakut

Raportohet se nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku para pak momentesh ka dalë nga zyrat e EULEX-it, ku ishte duke u intervistuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Avokati i tij Artan Qerkini bëri me dije se Lushtakut i është konfiskuar telefoni nga Specialja, teksa shtoi se ai nuk është i dyshuar dhe nuk ka pasë urdhërarrest,

Ndërkohë, Lushtaku nuk është deklaruar para mediave se për çfarë  arsye është intervistuar. Ai është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.

Përndryshe, Specialja dje ka bastisur edhe shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.


(Kosova Sot Online)