Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Deçan, Policia nis hetimet

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 09:14
Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Deçan, Policia nis hetimet

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij dje në Deçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është në hetime.

“HETIM I VDEKJES-Deçan / 08.03.2024 – 07:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)