Kush e shpërndau videon e sherrit mes Princit dhe Elias?, merret në pyetje Princ Leka

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 11:42
Kush e shpërndau videon e sherrit mes Princit dhe Elias?, merret në pyetje Princ Leka

Hetimet për videon me përmbajtje një skenë dhune mes mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia që u bë publike në media të martën e 5 Marsit I ka marrë në dorë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Oborri Mbretëror Shqiptar tha se ndihen e zhgënjyer për publikimin e videos që është filmuar nga Princ Leka, duke thënë se ato pamje janë dorëzuar në Polici nga vetë Lekë si provë e dhunës.

Kjo pasi është kërkuar që AMP të thellojë hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin e tyre, për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.

Këtë të shtunë Princ Leka i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu me të cilën janë në proces divorci.

Në pyetje pritet të merret Elia Zogu dhe babain e saj Gjergj Zaharia.

(Kosova Sot Online)