Lajçak javën e ardhshme në Beograd, Vuçiq: Do të flasim për procesin e largimit të kryetarëve të katër komunave veriore

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 14:20
Lajçak javën e ardhshme në Beograd, Vuçiq: Do të flasim për procesin e largimit të kryetarëve të katër komunave veriore

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd të premten e javës së ardhshme.

Është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që ka treguar se “Lajcak do ta vizitojë Serbinë më 15 mars.

Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e largimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese.

Për dallim prej shumë rasteve të tjera, Lajçak ka kryer takimit në Prishtinë dhe është kthyer direkt në Bruksel, pa bërë ndalesë në Beograd.

(Kosova ot Online)