Tërnava do t’i drejtohet opinionit publik me një mesazh

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 09:05
Tërnava do t’i drejtohet opinionit publik me një mesazh

Zyrtarisht nesër besimtarët myslimanë në botë, përfshirë ata në Kosovë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Dita e parë e agjërimit është të hënën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava të dielën në ora 11:00 do t’i drejtohet opinionit publik me një mesazh.

Gjatë këtij muaji institucionet e shtetit, shtrojnë iftare për krerët e BIK’ut, por edhe organizatat joinstitucionale organizohen në këtë muaj për ata që agjërojnë.


(Kosova Sot Online)